Pyetjet me besimin në profetët
Pyetjet që kanë të bëjnë me besimin në profetët
Kush janë profetët?Kush janë profetët?
Ata janë njerëz nga bijtë e Ademit, Allahu u ka shpallur atyre profetësinë dhe i ka urdhëruar për ta përcjellë Shpalljen te popujt e tyre. Thirrja e tyre është që të adhurohet vetëm Allahu. I pari nga ata është Ademi (alejhis-selam) dhe i fundit është Profeti ynë Muhamedi . Numri i tyre është shumë i madh dhe Allahu i ka dërguar ata te të gjithë popujt të cilët kanë jetuar në Tokë, ashtu që në çdo periudhë nga periudhat e historisë kishte profet që e thërriste popullin e tij dhe i porosiste ata të shkonin për në rrugën e drejtë të shpëtimit.
Pse i ka dërguar Allahu profetët?
Allahu i ka dërguar profetët e Tij mëshirë për njerëzit, që t’i udhëzojnë ata dhe t’ua kumtojnë atyre porositë e Zotit të tyre. Profetët janë individë të njohur shumë mirë te popujt e tyre, saqë dëshmojnë për ata vetëm se me mirësi para se t’u shpallej atyre profetësia. Allahu i ka bërë profetët shëmbëlltyra të dukshme përballë njerëzve. U mësojnë njerëzve me moralin dhe sjelljet e tyre, ua shpjegojnë atyre çfarë u bën dobi dhe çfarë u bën dëm. Kësisoj, dërgimi i profetëve, ngritja e argumenteve ndaj krijesave dhe mbledhja e njerëzve në një fe të vetme, e cila është të adhuruarit e Allahut të Vetëm të pashok.Shiko dhe: “El Es’iletul akadijeh indel atëfel uel ixhebeh alejhe” Dr. Besam el Amush, f. 123; shiko edhe “Hikmetu irsel er Rusul” Muhamed el Uthejmin, ueb-faqja: islamëay.net. Pra, njerëzit kanë nevojë për udhëzues që ua tregon atyre rrugën e shpëtimit me gjuhën që e kuptojnë. Për këtë arsye, Allahu i zbriti librat tek ata profetë me gjuhën e popujve të tyre, që t’u përçohet atyre shpallja dhe që ta kuptojnë atë në mënyrë të qartë e të shpjeguar, kthjellët që u në fle zemra pa ngatërresa e turbullira.
A janë profetët të mbrojtur nga gabimet?
Kush është Muhamedi ?
Ai është Profeti i fundit të cilin e dërgoi Allahu te të gjithë robërit e Tij. Quhet Muhamed, i biri i Abdullahit, i biri i Abdulmutalibit, nga fisi hashimij e pastaj kureshij. Ka lindur në Mekë ditën e hënë në muajin Rabi’ul evel, i njohur si Viti i Elefantit. Babai i ka vdekur derisa ishte në barkun e nënës së tij, ndërsa nëna i vdiq kur ishte gjashtë vjeç. U kujdes për të gjyshi i tij Abdulmutalibi, kur vdiq ai mosha e Profetit ishte tetë vjeç. Më pas e morri nën përkujdesje xhaxhai i tij, Ebu Talibi, i cili e thërriste Profetin i sinqerti, besniku, si rezultat i moralit të tij të lartë. Iu shpall profetësia kur ishte në moshën dyzet vjeçare. E filloi thirrjen e popullit të tij në Mekë për në fenë islame për trembëdhjetë vite. Kur iu shtuan mundimet emigroi për në Medine dhe qëndroi aty dhjetë vite. Aty në Medine i vëllazëroi ensarët dhe muhaxherët, e zbatoi ligjin e Allahut dhe gjykoi me të. Vdiq Profeti në vitin e njëmbëdhjetë hixhrij (pas emigrimit të tij në Medine) pasi përcolli Shpalljen dhe përmbushi amanetin.Shiko: “Usulud din el Islamij” Muhamed et Tuvexhrij, f. 74.
Çfarë e dëshmon vërtetësinë e të Dërguarit të Allahut ?
Provat e profetësisë së Muhamedit janë tejet të shumta. Më e rëndësishmja prej tyre është Kurani famëlartë. Ky libër i mbushur me mrekulli i bën njerëzit, që vazhdojnë gjeneratë pas gjenerate, të magjepsen nga thesaret dhe perlat e tij që mahnitin mendjet e ndritura njerëzore. Gjithashtu, nga provat e profetësisë së tij është vetë biografia e tij, virtytet e tij të larta, për të cilat edhe armiqtë e cilësuan me to para miqve të tij. Ai morri nofkën: i besueshmi besnik. Po ashtu, nga shenjat e profetësisë së tij janë mrekullitë e tij të cilat u përcollën tek ne brez pas brezi nga njerëzit të cilët i përjetuan ato. Po ashtu, nga shenjat e vërtetësisë së tij është kjo fe e mbushur e gjitha me plotë bukuri. Po ashtu, paralajmërimet për ardhjen e tij nga librat e mëhershëm. Po ashtu, kjo përhapje e vazhdueshme e fesë islame në çdo kohe e vend është nga shenjat e vërtetësisë së tij. Nga shenjat e vërtetësisë së tij është edhe njoftimi që bëri për popujt e kaluar dhe për ndodhitë e së ardhmes.Shiko: “Dalail en Nubuveh” Munkadh es Sekar, f. 4, 9, 18, 48, 105, 112, 128.
Si u ngrit në qiell Profeti brenda një nate të vetme?
Pse Muhamedi ishte profeti i fundit?
Çështja e dërgimit të profetëve është e fshehur pas urtësisë, urtësisë së udhëzimit dhe orientimit. Librat e mëhershëm i kaplonte mangësia, shtrembërimi pas vdekjes së profetëve të tyre, urtësia e Allahut e kërkonte që ta dërgonte një profet me libër të cilit nuk i vihet pas mangësia e as shtrembërimi, madje Allahu e mori përsipër Vetë ruajtjen e tij deri në Ditën e Gjykimit. Kësisoj, mrekullia e Kuranit – i cili është libër i qartë dhe argument i ngritur për të gjithë krijesat – është e vazhdueshme, e kërkon logjika që Profeti Muhamed të jetë profeti i fundit, vula e tyre.
Pse duhet ta duam të Dërguarin ?
Dashuria për të është nga shtyllat e besimit, madje as besimi në Allahun nuk plotësohet vetëm se duke e dashur atë. Dashuria për të është e lidhur ngushtë me dashurinë për Allahun e Madhëruar. Allahu i Madhëruar e ka përzgjedhur atë në mes të njerëzve për ta përcjellë këtë mesazh madhështor të Shpalljes. Me të vërtetë Allahu e ka zgjedhur njeriun me prejardhjen me të mirë, me moralin më të lartë, me fjalët dhe veprat më shembullore, pasi Ai i Lartësuari është më i Dituri për atë të cilit i është besuar kumtimi i Shpalljes. Përderisa Allahu e ka përzgjedhur atë në mes të gjithë njerëzve për këtë detyrë madhore, atëherë ne e kemi detyrë që ta veçojmë atë me dashuri në mes të gjithë njerëzve. Sepse ai i njoftoi njerëzit me Zotin e tyre, ishte profeti më i mirë i dërguar te populli i tij, profeti më i mëshirshëm me kujdesin e tij, aq sa nuk gjejmë dashamirësi më shumë pas Allahut sesa nga ai për ne. Ai i ka duruar të gjitha vështirësitë dhe mundimet në rrugën e thirrjes së njerëzve për në fenë e Allahut dhe në mirësi. Madje i ngushtohej gjoksi kur nuk e besonte ndokush kur e thërriste që të shpëtojë nga zjarri i Xhehenemit, duke ndjerë mëshirë e keqardhje për ta. Allahu i Lartësuar thotë: “A mos vallë do të vrasësh veten nga pikëllimi, nëse ata nuk besojnë në këtë Fjalë (Kuran)?” (Kuran, 18:6) Prandaj ai është njeriu më meritor që ta duam pas Allahut.