Modele praktike të përgjigjeve ndaj pyetjeve të fëmijëve rreth besimit

Përgjigjet Përgjigjet të cilat gjenden në këtë kapitull, në esencë, u drejtohen prindërve dhe të gjithë atyre të cilët luajnë rolin e edukatorit apo përmirësuesit, prej mësuesve. Në të vërtetë, ajo që kërkojmë nga ta është përshtatja e përgjigjes sipas moshës së fëmijës dhe aftësive të tij të të kuptuarit. Ne nuk mund t’i kufizojmë përgjigjet njëlloj për të gjitha moshat e fëmijëve, duke ditur që aftësitë e tyre të të përpunuarit të përgjigjeve dallojnë. Kësisoj ajo çfarë na intereson neve është shpirti i përgjigjes, përmbajtja e tyre dhe jo t’u përcillet atyre fjalë për fjalë.Shiko: “el Es’iletul aka’idijeh andel atëfel ue ixhebeh alejhe” Dr. Besam el Amush (fq. 27). Gjithashtu, llojllojshmëria e të ligjëruarit të drejtpërdrejtë apo jo të drejtpërdrejtë, që të kemi mundësi t’ia paraqesim përgjigjen lexuesit të nderuar sa më gjithëpërfshirëse, që më pas lexuesi të kapë thelbin e tyre dhe t’ia ndryshojë formën dhe ia përshtat në mënyrën më të mirë që përputhet me fëmijën e tij.

Për t’u përgjigjur pyetjeve të fëmijëve, që kanë të bëjnë me shtyllat e besimit, duhet që prindërit të kenë së paku njohuritë themelore fetare, të cilat ua mundësojnë atyre bartjen e këtyre kuptimeve deri te fëmijët e tyre, duke u shpjeguar dhe përshtatur aftësive të tyre të të kuptuarit. Sfida, me të cilën ballafaqohen edukatorët në përgjithësi, nuk është gjetja e njohurive, por sfidë për ta është përçimi i këtyre njohurive deri te fëmijët në atë formë që t’u përshtatet mentalitetit të tyre, me metodika që i përputhen kohës, vendit apo ndodhive në të cilat jetojnë ata.

Në vijim kemi prezantuar disa nga pyetjet, jo të gjitha normalisht, por më të rëndësishmet dhe më të shpeshtat të parashtruara nga fëmijët. Jemi përpjekur të zgjedhim përgjigjet më të mira sipas këndvështrimit tonë dhe assesi nuk pretendojmë se janë përgjigjet më shembullore, por janë modele nga të cilat prindërit mund të fillojnë pikënisjen e tyre e të vazhdojnë më tej. Gjithsesi, këto përgjigje mund të përmirësohen, korrigjohen, fshihen apo t’u shtohen elemente të tjera.

Vërejtje!
Kushdo që mendon se parashtrimi i këtyre pyetjeve të vështira nga fëmijët është si pasojë e ndonjë të mete përgjatë edukimit të tyre, ai gabon, pasi kjo gjendje te fëmijët llogaritet si fenomen që tregon shëndetin e tyre të plotë, zhvillimin e tyre normal dhe ndërtimin e rrjedhshëm të mentalitetit të tyre dhe aftësive të tyre logjike. Të metat edhe nëse gjenden, ato janë në paaftësitë e prindërve në përthekimin e zhvillimit të fëmijës, hapjes së horizonteve të mendjes së tyre dhe njoftimit të tij me përbërësit e këtij kozmosi dhe krijesave përreth tij.“Hel tifëli mulhid”, përgatitur nga komisioni i thirrjes elektronike për në Islam. Rrjedhimisht, prindërit e kanë për detyrë që të bashkëveprojnë me fëmijën me zell të madh dhe të ofrojnë përgjigje sa më bindëse, qofshin edhe pjesërisht, pasi përgjigjet bindëse qofshin edhe pjesërisht do ta ndihmojnë fëmijën të qëndrojë i paepur në të gjitha sferat si mendore, psikike apo shoqërore, në dallim nga përgjigjet e shtrembra apo replikat e mprehta të gabueshme, të cilat fëmijës vetëm se ia shtojnë dyshimet dhe përshtjellimet. Nga këto dyshime e paqartësi do të rrjedhin ngatërresa në sjellje e të meta në mendime.

Të metat e mëdha nuk vijnë papritmas me hov përnjëherë. A nuk e ke parë se si zjarri ndizet nga shkëndija të vogla? Kështu pra, shumë nga cilësitë e urryera te njerëzit mbijnë si filiza të njoma që ujiten me shpërfillje e zvarritje, e më pas rriten nga injorimi përgjatë jetës derisa të piqen e të çelin sythet e lulëzojnë dhe kështu rrënjët i kanë shtrirë në personalitet, por tashmë është vështirë largimi dhe çrrënjosja e tyre.Shiko: “Ed Davetu meherat ue funun” Shehateh Sakër, f. 340.

Këto ishin pyetjet më të shpeshta. Do të gëzoheshim shumë nëse na kontaktoni në adresën elektronike për pyetje të tjera të reja, apo për propozimin e ndonjë tjetër modeli përgjigjesh. Abdullah ibn Hamed er Rekaf (Kontaktoni).

Back to top button