Pyetjet me besimin në paracaktimin

Pyetjet që kanë të bëjnë me besimin në paracaktimin

Çfarë do të thotë caktimi dhe paracaktimi?

Caktimi apo paracaktimi është shtyllë prej shtyllave të besimit. Allahu i Lartësuar thotë: “Sunduesi i qiejve dhe i Tokës, i Cili nuk ka bir e nuk ka ortak në pushtet; i Cili ka krijuar çdo gjë dhe e ka rregulluar si duhet!” (Kuran, 25:2). Paracaktimi i Allahut do të thotë: Dituria e plotë e Allahut, të shkruarit e Tij, dëshira e Tij dhe të krijuarit e Tij.Shiko: “El Iman bil kada uel kader” Dr. Muhamed el Hamed, f. 36.

Si ka mundësi që Allahu e di një gjë që do të ndodhë para se të ndodhë?

Mund t’i ilustrohet përgjigjja me një shembull mjaft të thjeshtë e të prekshëm. I themi fëmijës: ndërtuesi i lojës kompjuterike me të cilën luan, i di të gjitha mundësitë që mund t’i veprojë loja edhe para se t’i bëjë ato. Nuk është çudi, sepse tashmë ai e ka ndërtuar lojën dhe i ka caktuar çdo detyrë a lëvizje të vogël apo të madhe brenda kësaj loje. Pra ai, ndërtuesi, e di çdo cep apo anë të mundësive dhe hapësirës së kësaj loje, në të cilën mund të lëvizësh ti. Allahut i takon shembulli më i Lartë, Ai i Cili e ka krijuar njeriun është i Gjithëfuqishëm t’i bëjë këto gjëra. Allahu ka fuqinë më madhështore, ka diturinë më gjithëpërfshirëse dhe është Krijuesi i Përkryer. Dituria e Tij përfshin çdo gjë që ka krijuar para se ta krijonte dhe gjatë krijimit dhe pas krijimit të saj. Allahu është Ai që ka krijuar njeriun, kohën dhe vendin. Allahu di çfarë kishte dhe çfarë do të bëhet, si dhe di se çfarë është para se të ndodhë.

A jemi ne të detyruar? A ka njeriu liri dhe vullnet të zgjedhjes në veprimet e tij?

Ne jemi në disa veprime të detyruar dhe në disa tjera kemi lirinë e zgjedhjes së veprimit apo mosveprimit të tyre. Për shembull: e kemi të imponuar lindjen apo vdekjen, gjatësinë e jetës, jemi të detyruar e jo të lirë në zgjedhjen e prindërve, të detyruar në përkatësinë e farefisit, etj. Ndërsa në anën tjetër, jemi të lirë të zgjedhim a të falemi apo jo, të besojmë apo të mos besojmë. Me gjithë këtë liri të zgjedhjes që kemi, vullneti dhe dëshira jonë është nën dëshirën dhe vullnetin e Allahut. Me fjalë të tjera, sikur Allahu të donte që të na privojë nga lira e përzgjedhjes do mund ta bënte atë dhe sikur të donte të na pengonte nga lënia e veprës do mund ta bënte. Ai e ka caktuar që njeriu të ketë lirinë e zgjedhjes dhe do llogaritet pastaj për përzgjedhjen e tij. Ky pra, është edhe kuptimi i fjalës së Allahut të Lartësuar: “Por ju nuk mund të dëshironi, përveçse me vullnetin e Allahut, Zotit të botëve!” (Kuran, 81:29).

Mund t’i shpjegohet në mënyrë praktike tematika e zgjedhjes së veprave apo të imponimit të tyre në këtë mënyrë: Edukatori e merr një gotë të kristalit, ia afron fëmijës dhe i thotë:

– A mund ta thyesh këtë gotë duke e hedhur në dysheme?
– Sigurisht që mundem, – do të përgjigjet fëmija.
– Atëherë çfarë të pengon që mos ta thyesh atë?
– Është gabim, nuk është e udhës të bëjmë dëm, – do të thotë fëmija.

Më pas edukatori do vazhdonte sqarimin: kësisoj pra, me të vërtetë Allahu e dinte në pafillimësi që ti nuk do ta thyeje gotën, pasi ti je djalë i mirë/vajzë e mirë dhe e dinte gjithashtu që fëmija i keq do ta thyente gotën. A të pengoi ndokush që të mos e thyeje gotën? Apo, a e detyroi fëmijën e keq ndokush ta thyente gotën? Kështu pra është udhëzimi dhe devijimi.

Pastaj krahas kësaj i thuhet se njeriu nuk e di se çfarë i ka caktuar Allahu atij, madje ti nuk je i kërkuar ta dish atë se çfarë është shkruar për ty. Sigurisht nga ty kërkohet të besosh diturinë gjithëpërfshirëse dhe të plotë të Allahut, e nga kjo dituri rrjedhë të shkruarit e caktimeve. Rrjedhimisht, ti je përgjegjës për zgjedhjet e tua dhe se sa i bindesh urdhrave të Allahut dhe sa largohesh nga të ndaluarat e Tij; gjithsesi sipas mundësive dhe zgjedhjeve tuaja.

Nëse Allahu e ka shkruar në pafillimësi që prej nesh do të ketë që gabojnë e do të devijojnë, atëherë pse na dënon?

Kjo dituri është dituri hyjnore, ndërsa njerëzit nuk kanë fare pjesë në të. Njerëzit nuk kanë gjë tjetër pos supozimeve dhe iluzioneve të kota. Njeriu do të llogaritet për punët e tij për gjatë jetesës së tij në këtë botë dhe nuk ka fare hapësirë për të që ta njohë të fshehtën të cilën ia ka shkruar Allahu. Caktimet e shkruara janë argument për të kaluarën dhe jo për të ardhmen. I thuhet gjithashtu fëmijës se pasi Allahu t’i ka shkruar çështjet e tua në këtë botë, atëherë pse i bën gjërat të cilat të sjellin dobi dhe i braktis ato që të dëmtojnë në jetën e kësaj bote?! Mund t’i ilustrohet me një shembull tjetër gjithashtu, duke i thënë se nëse ndokush do dëshironte të udhëtonte për në një vend, ndërsa ky vend i ka dy rrugë, njëra prej tyre është e sigurt, kurse tjetra e rrezikshme, vallë, cilën rrugë do ta zgjedhë?! Normalisht, do ta zgjedhë rrugën e sigurt. Kësisoj i ngjan edhe rrugëtimi për në botën tjetër, njeriu e përzgjedh rrugën e sigurt që e shpie në Xhenet. Rrugë kjo që është të bindurit ndaj urdhrave të Allahut dhe të larguarit nga ndalesat e Tij. Sikur të ishte caktimi argument për t’u arsyetuar ndokush, nuk do të kishim mundësi t’i kapnim kriminelët, pasi ata vazhdimisht do të arsyetoheshin që veprat e tyre kanë qenë të caktuara të ndodhin.Shiko: “El Iman bil kada uel kader” Dr. Muhamed el Hamed, f. 130-134. Prandaj, njeriu duhet t’i nënshtrohet dhe bindet Allahut të Lartësuar, sepse “Allahu nuk mund të pyetet për atë që punon, kurse ata do të pyeten.” (Kuran, 21:23).

Pse na ka krijuar Allahu? Ç’është esenca e kozmosit? Pse i ka krijuar Allahu kafshët?

Allahu i Madhëruar thotë: “Xhindet dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” (Kuran, 51:56). Jemi krijuar për një qëllim që do të na bëjë dobi, që është të adhuruarit e Allahut të Lartësuar. Rezultatet do të jenë në botën tjetër sipas veprave tona. Xheneti do të jetë vendbanim për vepërmirët, ndërsa zjarri i Xhehenemit për vepërkëqijtë. Ky kozmos, e tërë gjithësia është krijesë e Allahut të Lartësuar, është krijuar me përpikëri e dituri. Allahu i ka krijuar qiejt e Tokën, i përhapi planetët, i krijoi yjet si shenja orientimi, mrekulli e stoli të qiellit. E krijoi Diellin qe të na ngrohë e nxehë, që të mundësojë mbirjen e bimëve e zhdukjen e baktereve. I krijoi kafshët të nënshtruara për njeriun, i cili ushqehet nga to dhe i shfrytëzon për bartje, siç thotë Allahu i Lartësuar: “(Ai ka krijuar) edhe kuajt, mushkat dhe gomarët, që ju t’i shaloni dhe t’i mbani për bukuri. Ai krijon edhe gjëra që ju nuk i dini.” (Kuran, 16:8). Pra, përgatitja e tokës për të banuar njerëzit në të dhe krijimi i gjërave para se të krijohej njeriu, është nga ana e nderimit të cilin e ka veçuar Allahu për njeriun. Shtuar kësaj, të gjitha këto gjëra e lavdërojnë dhe madhërojnë me falënderim Allahun e Lartësuar; pra në vetvete janë në adhurim ndaj Allahut, siç thotë i Lartësuari: “Atë e madhërojnë shtatë qiejt, Toka dhe gjithçka gjendet në to. Dhe nuk ka asgjë që nuk e madhëron Atë, duke e lavdëruar, por ju (o njerëz) nuk e kuptoni madhërimin që i bëjnë ata. Ai, me të vërtetë, është i Butë dhe Falës.” (Kuran, 17:44).Shiko: “El Hikmetul min halkil hajl nebat kablel insan” Qendra për Fetva në ueb-faqen: islamweb.net (18.5.2006).

A do t’i marrë Allahu në llogari ata të cilëve nuk iu dërgua ndonjë profet?

Ata do të vihen përballë provimit dhe llogarisë, e kështu do t’i sprovojë Allahu në Ditën e Gjykimit duke i urdhëruar që t’i binden Atij, nëse do t’i përgjigjen dhe binden Allahut, do të hyjnë në Xhenet dhe në të kundërtën nëse rebelohen e nuk binden do të hyjnë në Xhehenem.

Pse i ka krijuar Allahu të këqijtë?

apo mund të zgjedhësh të jesh jo i tillë, por doemos do të marrësh përgjegjësi për rezultatet e zgjedhjeve të tua. Kjo është begati nga Allahu dhe urtësi. Të këqijtë mund të bëhen të mirë dhe roli ynë është që t’i ndihmojnë ata të bëhen të tillë, kurse nëse refuzojnë të bëhen të mirë dhe këmbëngulin në të keqen, atëherë detyra jonë është t’i mbrojmë njerëzit nga e keqja e tyre, në mënyrë që të na dojë ne Allahu i Lartësuar dhe të na shpërblejë. Allahu i Lartësuar është Krijuesi i çdo gjëje në këtë botë dhe kjo botë është vend i sprovave dhe provimit. Allahu i Lartësuar thotë: “Ai i ka krijuar jetën dhe vdekjen, për t’ju provuar se kush prej jush do të veprojë më mirë; Ai është i Plotfuqishmi dhe Falësi i madh.” (Kuran, 67:2). Nga sprovat është edhe ekzistenca e së keqes mes shejtanëve dhe të shprishurve nga njerëzit.Shiko: “El Es’iletul akadijeh indel atëfel uel ixhebeh alejhe” Dr. Besam el Amush, f. 155.

Pse lindin disa njerëz me të meta fizike?

Ata njerëz i sprovon Allahu me mungesa e sëmundje që të bëjnë durim që t’u shtohen veprat e mira dhe që të na i kujtojë Allahu begatitë me të cilat na ka furnizuar, pasi shumicën prej nesh i ka krijuar të shëndoshë, që ta falënderojmë Atë për këtë. Gjithashtu, të na e kujtojë dobësinë tonë përballë fuqisë madhështore të Allahut, në mënyrë që të mos tregohemi mendjemëdhenj, por të jemi modestë e kokulur duke ndihmuar njëri-tjetrin. Pas Ditës së Llogarisë ata që ishin me të meta fizike do të jetojnë vazhdimisht me shëndet të plotë në Xhenetet e bukura me lejen e Allahut.Shiko: “Rudud ala shubuhat muteadideh” Qendra për Fetva në ueb-faqen islamweb.net (7.6.2008).

Pse kemi ndarje mes të pasurit dhe të varfrit? Pse disa të këqij jetojnë në kështjella e disa të mirë në kasolle?

Çdo furnizim që ndodhet në këtë botë është nga furnizimi i Allahut të Lartësuar. Allahu i sprovon robërit e Tij, nganjëherë njeriun e mirë e furnizon që ta sprovojë dhënien e tij te të tjerët. Nganjëherë e privon ndokënd nga furnizimi që t’i sprovojë atij durimin dhe durueshmërinë e tij të mos vjedhë apo armiqësojë. Sado që të jetojë njeriu i mirë në këtë botë të përkohshme si durimtar, do t’i rritet atij shpërblimi në Ditën e Gjykimit.
Atij njeriu që i është shtuar furnizimi me bollëk, ndërsa të tjerët nuk kanë pjesë në pasurinë e tij, madje u bën dëm atyre, pa dyshim që Ai do dënohet në Ditën e Kiametit, pasi ai nuk i vlerësoi begatitë e Allahut.

Mund t’i themi fëmijës, gjithashtu, se Allahu i ka krijuar njerëzit në shkallë të ndryshme, prej tyre ka të varfër e prej tyre ka të pasur. Kjo, në mënyrë të atillë, që i pasuri të jetë i ndjeshëm dhe ta mirëkuptoj të varfrin, e kështu ta ndihmojë atë. Nga urtësia e Allahut është që njerëzit të dallojnë në çdo gjë, ashtu që gjuhët e tyre janë të ndryshme, ngjyra apo raca të shumta, punëtorë a dembelë, bujarë a koprracë, egoistë a altruistë. Dallojnë në pasurinë e tyre materiale, prej tyre ka të pasur e prej tyre të varfër, e gjithsecili prej tyre është nën sprovë, pasuria është sprovë e po ashtu varfëria është sprovë. I pasuri sprovohet se a do të shpenzojë për të varfrit? A do të nxjerrë zekatin? A do të jetë bujar? A do të japë lëmoshë e sadaka? E në anën tjetër edhe i varfri sprovohet, a do të bëjë sabër? A do të punojë? A do të kërkojë furnizimin nëpër tokë? Apo do të zaptojë pasuri pa të drejtë? A do të vjedhë? Të gjithë janë në sprovë, por e garantuara për të dy palët është që furnizimi është nga Allahu i Lartësuar dhe se pasuria apo varfëria nuk i privon ata nga hyrja në Xhenet apo në Xhehenem. Të gjithë janë të ngarkuar varësisht prej asaj që posedojnë. Sikur të ishin të gjithë njerëzit të së njëjtës shtresë, të themi të pasur, nuk do t’i shërbenin njëri-tjetrit e as nuk do të kishin nevojë për njëritjetrin. Allahu i Lartësuar thotë: “Jemi Ne ata që ua ndajmë njerëzve mjetet e jetesës në këtë botë, duke i ngritur në shkallë disa më lart mbi të tjerët, me qëllim që disa t’u shërbejnë të tjerëve.” (Kuran, 43:32). D.m.th.: t’i shërbejnë njëri-tjetrit e kështu të vazhdojë cikli i jetës, pasi sikur të ishte vetëm një shtresë, edhe jeta do ngecte.Shiko: “El Murebun ue teseulat el atëfel” të Nevel el Halifeh, f. 96; shiko dhe: “El Es’iletul akadijeh indel atëfel uel ixhebeh alejhe” Dr. Besam el Amush, f. 160.

Pse sëmuremi? Pse njeriun e godasin sprovat?

Allahu e sprovon çdo njeri, a do të jetë durimtar kur të sëmuret apo do të zemërohet? Allahu me të vërtetë e shpërblen atë që tregon durim me një shpërblim të hatashëm, me të cilin besimtari do të gëzohet shumë Ditën e Gjykimit. Sprovat, sëmundjet, fatkeqësitë, dhimbjet janë caktime të cilat i ka caktuar Allahu për t’u ngritur shkallët besimtarëve, që t’i pastrojë zemrat tona dhe moralin tonë nga mendjemadhësia, vetëpëlqimi e mburrja. Përgjatë këtyre peripecive besimtari afrohet te Zoti i tij me lutje e durim, e kështu i rritet besimi dhe i shtohen veprat e tij të mira, ku do ta dojë Zoti i Tij; po ashtu që njeriu t’ia dijë vlerën e mirëqenies, shëndetit e begative.

Mund t’i përafrohet fëmijës kjo temë me një shembull si vetura, bie fjala. E pyesim fëmijën se pse është prodhuar vetura? Që të lëvizë, apo jo? Atëherë çfarë të themi kur kompania prodhuese ia shton veturës frenat? A nuk bie në kundërshtim roli i saj i lëvizjes me frenat ndaluese të lëvizjes? Sigurisht që përdorimi i frenave është i domosdoshëm për sigurinë e veturës, gjersa makina është prodhuar që të lëvizë, por frenat janë ato që e ndalin atë në kohë të caktuar, që vozitësi i saj të mos dëmtohet. Ashtu siç Allahu i Lartësuar na ka krijuar që të na bëjë të lumtur me adhurimin e Tij dhe begatitë e Tij ndaj nesh, po ashtu i ka krijuar Allahu sprovat që t’ia përkujtojë njeriut të shkujdesur detyrën madhështore për të cilën është krijuar, e kështu të zgjohet nga shkujdesja e hutia, ta kujtojë Zotin e tij, të bëjë durim e të shpresojë shpërblimin e Tij.

A është Allahu Ai i cili i ka krijuar kafshët dhe insektet dëmtuese?

Allahu është Krijuesi i çdo gjëje, është Zoti i çdo gjëje, Ai siç i ka krijuar këto krijesa me fuqinë e Tij madhështore, po ashtu i ka krijuar ato sipas urtësisë së Tij të Plotë. Pasi Ai është Më i Urti, i Gjithëdituri, i Cili i di çështjet e tyre, ndryshe nga ne që nuk i dimë, sepse dituritë dhe njohuritë tona janë të cekëta në krahasim me diturinë dhe urtësinë e Allahut të Lartësuar. Ai thotë në Kuran: “Ndërsa juve nuk ju është dhënë veçse pak dijeni.” (Kuran, 17:85). Pra, ne nuk mund t’i dimë të gjitha urtësitë për të cilat i ka krijuar Allahu këto kafshë, gjersa mund të theksojmë që nga urtësitë e krijimit të këtyre krijesave është nxjerrja në pah e përsosurisë së krijimit të Allahut në krijimtarinë dhe kujdesin e Tij për krijesat e Tij. Me gjithë numrin e shumtë të këtyre krijesave, Ai që të gjitha i furnizon.

Gjithashtu, Ai i Madhëruari i sprovon disa me to dhe i shpërblen disa të cilët janë goditur nga to dhe trimëria e njeriut shfaqet kur t’i mbysë ato. Po ashtu, shfaqet dobësia e njeriut dhe paaftësia e tij në dhimbjet apo sëmundjen e tij, si pasojë e një krijese shumë më të vogël se ai. Pastaj kemi shfaqjen e mjekësisë dhe përvojës. Sa prej barërave shëruese janë nxjerrë nga helmet e gjarpinjve apo të llojit të tyre! Po ashtu, gjarpërinjtë i hanë minjtë të cilët i dëmtojnë të korrurat nga të mbjellat bujqësore. Pastaj shumë nga këto kafshë dëmtuese janë ushqim për kafshë të tjera dobiprurëse. E gjitha kjo formon një unazë të baraspeshuar të ekzistencës në natyrë, të cilën Allahu e ka caktuar për krijesat e Tij.

Pse duhet të falemi pesë herë brenda ditës e natës?

Adhurimet të cilat i ka bërë Allahu obligim për ne, në të vërtetë janë mjete për fisnikërimin e shpirtit të besimtarit, ngritjes së tij drejt piedestaleve të larta. Por, sa pak që punohet në këtë drejtim në përfitimin e mirësive të fshehura pas saj!Shiko: “el Iman uel hajet” Dr. Jusuf el Kardavij (Fq. 6). Përderisa namazi përfshin leximin e Kuranit, lutjen dhe dhikrin, e që është përmbledhës i pjesëzave të adhurimeve në mënyrën më të përkryer, atëherë namazi është më i mirë se sa leximi i Kuranit, dhikrit apo lutjes të bëra ndaras. Në namaz janë përfshirë që të gjithë llojet e adhurimeve në një trup të vetëm.Shiko: “el Vebil es Sajib” Ibn el Kajim (fq. 234). Besimtarët me të vërtetë gëzohen me namazin, sepse në të e lusin Allahun për çdo gjë që duan dhe Ai u përgjigjet atyre. Ne falemi, pasi Allahu e ka bërë detyrë e obligim për ne, kurse ne çdoherë duam që të bëjmë atë që Allahu na ka urdhëruar. Ne e adhurojmë Allahun, sepse Ai është Krijuesi dhe Furnizuesi ynë. Vetëm Ai Meriton të adhurohet prej sa e sa të mirave të shumta na i ka dhënë, të cilat nuk numërohen e as përthekohen. Allahu i Lartësuar thotë: “Nëse do t’i numëronit mirësitë e Allahut, nuk do të mund t’i llogarisnit ato. Allahu është vërtet Falës dhe Mëshirëplotë.” (Kuran, 16:18). Adhurimi i namazit, në të vërtetë, është shprehje e dashurisë dhe falënderimit tonë për Allahun dhe pranimi i nevojës sonë për Të, që të na e ruajë mirëqenien, e të na japë sukses e ndihmë drejt mirësive, e t’i largojë të këqijat nga ne. Pa dyshim që Allahu nuk ka nevojë për adhurimin tonë, pasi Ai nuk ka nevojë për asgjë, as për veprat tona, as për ne dhe as që i hyjnë në dobi Atij.

Pra, adhurimet janë urdhra nga Allahu, i Cili kërkoi nga ne ta adhurojmë Atë ashtu siç na mësoi i Dërguari i Tij, Muhamedi. Ky pra është edhe kuptimi i dëshmisë, shehadetit, që d.m.th.: e adhurojmë Allahun sipas metodikës së të Dërguarit të Tij . Po ashtu, këto adhurime janë mjet për arritjen e shpërblimeve madhështore të cilat janë shkaqe për hyrjen tonë në Xhenet. Nga urtësia e caktuar e Allahut është që njerëzit t’i shpërblejë sipas veprave të tyre. Rrjedhimisht, Xheneti është malli i Allahut, që është shumë i shtrenjtë dhe çmimi i tij është bindja jonë ndaj Allahut të Lartësuar.

E kam lutur Allahun në namaz që të rritem me shpejtësi, ndërsa Allahu nuk më është përgjigjur në lutjen time?

Lutja ka norma dhe edukatë që duhet t’i marrim në konsideratë. Nga edukata e lutjes është që të respektohen ligjet dhe rregullat, të cilat i ka vënë Allahu i Lartësuar që kjo botë të funksionojë. Ne e lusim Allahun, kurse Ai i Lartësuari bën më të mirën për atë që zgjedh për ne. Ju mund të kërkoni nga prindërit tuaj që të luani me biçikletën tuaj në rrugën e caktuar për makinat, ndërsa ai do të refuzojë prerazi, pasi ai ty ta do të mirën dhe e di që mospërgjigjja e tij në kërkesën tënde është, në të vërtetë, për të mirën tende. Nga bujaria e skajshme e Allahut të Lartësuar është që lutjet tona i kanë tri gjendje: e para, të na përgjigjet Allahu dhe të na i plotësojë lutjet tona; e dyta, të na e largojë Allahu me lutjen tonë ndonjë sprovë a fatkeqësi që mund të na ndodhte; dhe e treta, e ruan Allahu lutjen tonë për Ditën e Gjykimit, që të na e plotësojë me diçka më të mirë në Xhenet.

Pse nuk jam e bukur siç është shoqja ime?

Sepse Allahu e ka krijuar çdokënd në mënyrë të veçantë që dallon prej njëri-tjetrit. Çdo krijim i Allahut është i bukur, siç thotë Allahu i Lartësuar: “Në të vërtetë, Ne e krijuam njeriun në trajtën më të përkryer.” (Kuran, 95:4). Çdo njeri është i veçantë në krijimin e tij të posaçëm, atë që e ka krijuar Allahu shumë të bukur duhet ta falënderojë Allahun më shumë, kurse ajo që nuk e ka atë bukuri, duhet të jetë e kënaqur dhe ta pranojë atë. Ai që falënderon dhe bën durim ka shpërblime të mëdha te Zoti i tij.Shiko: “El Murebun ue teseulat el atëfel” të Nevel el Halifeh, f. 95.

Nëse Allahu na do, atëherë pse na ndodhin fatkeqësi?

Allahu na sprovon ne, që të dallohet i miri nga i keqi. Mund ta sprovojë Allahu njeriun në mënyrë që të kthehet tek Ai e të jetë afër Tij vazhdimisht. Sprovat janë provime të cilat i sprovon Allahu të dashurit e Tij. Që t’i fisnikërojë dhe pastrojë, t’u lartësojë atyre shkallët e gjithashtu që të jenë shëmbëlltyrë për të tjerët, në mënyrë që të bëjnë durim e t’i pasojnë ata. Për këtë ka thënë Profeti : “Njerëzit më të sprovuar janë profetët, pastaj të tjerët pas tyre.”E ka shënuar Albani në Sahih el Xhemiu (992). Kësisoj, njeriu sprovohet varësisht nga besimi i tij. Nëse në fenë e tij ka qëndrueshmëri e fortësi, atëherë sprovat për të do të jenë më të mëdha. Për këtë Allahu i ka sprovuar profetët me sprova marramendëse, prej tyre ka që u vranë, prej tyre u dëmtuan, prej tyre kishin sëmundje të rënda që u stërzgjatën, siç kemi shembullin e Ejubit (alejhis-selam). Edhe Profeti ynë është lënduar e dëmtuar shumë në Mekë dhe Medine, megjithatë përkundër kësaj, ai bëri durim . Pra, sprovat bien mbi besimtarët varësisht nga besimi i tyre i lartë apo devotshmëria e tyre e qëndrueshme.(241) Gjithashtu, duhet theksuar te fëmija një çështje e ajo është që Allahu bën çfarëdo që Ai do, gjykon siç dëshiron, Allahu nuk pyetet, por Ai i pyet të tjerët, sepse Ai është Gjykatësi më i Drejtë.

Back to top button